Lajme

Mushkolaj: Pas një viti e gjysëm u kujtua kryeministri se gjendja në shëndetësi është e rëndë!

09/14/2022 14:53
nga:Y I

Sot në Mbledhjen e Qeverisë u miratua Formimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi, raporton Gazeta Blic.

Ky Komision do të udhëhiqet nga vetë kryeministri Kurti.

Pas këtij lajmi ka reaguar me ironi, njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Mushkolaj thotë se pas një viti kryeministrit i ka ra ndërmend se gjendja në shëndetësi është e rëndë.

“Tek tash, pas një vit e gjysmë qeverisje, Albinit i paska ra n’mend që gjendja në shëndetësi është shumë e rëndë dhe duhet vepruar” shkruan Mushkolaj në Facebook.

Kurti do të udhëheq Komisionin Ekzekutiv për Shëndetësi