Lajme

Mushkolaj pas dorëheqjes së Milan Radojiçiq- Po tentohet me u nxjerr i pastër një subjekt paramilitar!

09/29/2023 13:39
nga:Y I

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar se Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe.

Pas këtij lajmi ka reaguar njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.

Mushkolaj tha se tani po provohet me u nxjerr i pastër një subjekt parapolitik dhe paramilitar, raporton Gazeta Blic.

Reagimi i plotë:

“Vuçiq po thotë që Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe, në mënyrë që të mos e dëmtojë partinë. Veq shihni trikat e tyre tash, teksa provojnë me e nxjerrë të pastër një subjekt parapolitik e paramilitar’

Vuçiq thotë se Radojiçiq ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Srpska