Lajme

Mushkolaj: Partitë politike do të duhej t’i anulonin aktivitetet e fushatës, pas tragjedisë së Jabllanicës

02/02/2025 12:35
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar partitë që po vazhdojnë tubimet sikur të mos kishte ndodhur asgjë, pas tragjedisë në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

“Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot. Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Tre fëmijë kanë vdekë në Jabllanicë të Gjakovës, por partitë politike vazhdojnë tubimet si të mos ketë ndodhë asgjë. Nëpër këto tubime premtojnë të ardhme të ndritshme për të rinjtë, tre nga të cilët nuk jetojnë sot. Pezullimi i aktiviteteve partiake për sot do të duhej të ishte veprimi më normal. Por, partitë në Kosovë nuk janë të tilla. Papërgjegjësia e mosndjeshmëria e tyre triumfon mbi tragjeditë si kjo e Jabllanicës.