Lajme

Mushkolaj: Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, përgjegjësia kryesore është e presidentes

08/05/2025 20:05
nga:Genita C

Analisti Imer Mushkolaj ngre dyshime për rrezikun kombëtar që mund të paraqesë gjyqtari serb në Gjykatën Kushtetuese dhe pyet se çfarë kanë bërë institucionet dhe presidentja për ta larguar atë, raporton GazetaBlic.

Ai thekson se nëse nuk ka pasur asnjë veprim, përgjegjësia bie mbi ta.

Mushkolaj thotë se “Nëse gjyqtari serb cenon sigurinë kombëtare, atëherë përgjegjësinë më të madhe e ka vetë presidentja, e cila nuk ka reaguar me vite.”

Ai kritikon mungesën e reagimit të presidentes për rastet e mëparshme, duke shtuar: “Pse presidentja nuk reagonte kur ai caktohej gjyqtar raportues për raste të tjera, por vetëm tash për kërkesën e saj?”

Sipas Mushkolajt, pasojat e kësaj qasjeje të presidentes do të jenë negative dhe do të kuptohen më vonë.