Lajme

Mushkolaj: Mimoza Kusari, nuk do ta kishte parë as ëndërr Kuvendin me partinë e vet, po të mos bëhej pjesë e listës së Vetëvendosjes

10/27/2025 16:34
nga:Genita C

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së Mimoza Kusari-Lilës, e cila tha se disa deputetë mund të ndryshojnë qëndrim dhe të mundësojnë formimin e Qeverisë Kurti, raporton GazetaBlic.

Mushkolaj e ka quajtur këtë një “qasje shantazhuese”, duke kritikuar Kusari-Lilën se pa Vetëvendosjen nuk do të kishte hyrë në Kuvend.

Ai tha se partia e saj, Alternativa, është “minore dhe e papërfillshme”, ndërsa akuzoi Kusari-Lilën se përmes saj kërkon vetëm të sigurojë poste politike.

Sipas Mushkolajt, në vend që të japë leksione nga “streha e Albin Kurtit”, ajo duhet të garojë e vetme në zgjedhje për të parë fuqinë e vërtetë politike.