Lajme

Mushkolaj: Me këta tipa në opozitë, Albin Kurti rrin me vjet në pushtet

12/26/2023 22:48
nga:G C

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar qasjen e opozitës karshi sondazheve të publikuara së fundi ku prinë VV’ja, raporton GazetaBlic.

Mushkolaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se nuk iu pëlqejnë sondazhet sepse sipas tij, edhe vetë opozita e dinë që janë të sakta.

Tutje, ai shkruan se me këtë opozitë Kurto do të rri shumë vite në pushtet.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje:

Dmth. nuk iu pëlqejnë sondazhet (për të cilat edhe vetë e dinë që janë të sakta), mandej shfaqen nëpër studio me teori konspirative, sulmojnë media, shpifin e propagandojnë. Kjo është një pjesë e opozitës e cila, e vetëkënaqur deri në delir, don me e ndërru perceptimin e qytetarëve, në vend se ta ndryshojë së pari veten. E dinë sa keq janë dhe i sulmojnë të tjerët që ua bëjnë publike gjendjen e pashpresë. Kërkush nuk iu ka faj që nuk dinë të bëjnë opozitë. Me këta tipa n’opozitë, Albin Kurti rrin me vjet n’pushtet. Fëmijaqa.