Lajme

Mushkolaj: Ky është fajtori për eskalimin e gjendjes me pandeminë

08/29/2021 16:18
nga:Gazeta Blic

Njohi çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka reaguar sërish, lidhur me numrin e viktimave dhe rasteve të reja nga koronavirusi, raporton Gazeta Blic.

Mushkolaj thotë se shteti duhet t’i inspektojë dhe kontrollojë vendet ku potencialisht mund të rritet virusi.

Mushkolaj përmend diskotekat, dasmat dhe kafiteritë, në të cilat thotë se kanë lëvizur mijëra vetë, pa asnjë mbikqyrje nga ana e shtetit.

Shkrimi i plotë:

Mijëra vetë nëpër diskoteka, mijëra të tjerë në dasma e kafeteri pa respektu kurrfarë masash. Asnji mbikëqyrje nga autoritetet, asnji inspektim. Shteti e ka për detyrë me e menaxhu situatën, me i kontrollu masat që i vendos. Shthurje totale. Çmenduni totale. Nuk ka si të jenë ndryshe pasojat, përveç se tragjike.

36 viktima nga koronavirusi, Haradinaj reagon ashpër: Ky pushtet duhet të kthjellet