Analisti politik, Imer Mushkolaj ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke theksuar se shumë nga premtimet e tij nuk janë realizuar gjatë mandatit të tij si kryeministër.
Sipas Mushkolajt, qytetarët prisnin reforma të thella në sektorë kyç si drejtësia, arsimi dhe shëndetësia, por nuk kanë parë ndryshime.
“Pritjet e njerëzve para shkurtit 2021 kanë qenë jashtëzakonisht të mëdha. Prej Kurtit janë pritur reforma në sistemin e drejtësisë, por ato nuk kanë përfunduar. Në arsim ka pasur menaxhim, por nuk ka pasur reforma. Ka pasur investime në aparatura shëndetësore, por nuk ka pasur reforma të vërteta. Nuk ka pasur veprime të mëdha që do të kishin bërë dallimin, si sigurimet shëndetësore apo përfundimi i sistemit informativ shëndetësor”, ka deklaruar Mushkolaj në Debat Plus.
Ai gjithashtu ka potencuar se dështimi i Qeverisë për të realizuar premtimet e saj në politikën e jashtme, ishte shkak i ministres Donika Gërvalla.
“Asnjë njohje e re nuk ka ndodhur për shkak se në krye të ministrisë nuk është vendosur personi i duhur,” ka shtuar Mushkolaj.