Lajme

Mushkolaj: Kosova nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjen e ShBA-ve

02/29/2024 22:23
nga:Sh R

Analisti, Imer Mushkolaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se shteti i Kosovës nuk mund të shkojë përpara pa mbështetjene Shtetve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

“Jemi shtet i pavarur, e kemi qeverionë etj. Sduhet me harru që smundemi me shku tutje pa mbështetjen amerikane. S’mundemi, me rrumbullaksu shtetësinë, se kemi ende, smund ta gënjemjmë veten, smund të themi jemi shtet i fortë e vendosim vet. Sot sovraniteti i shtetit është i diskutueshëm edhe në BE e aq më pak kur Kosova ka një situatë me Serbinë. Nuk përjkashtohet mundësia që Serbia me sulmu nëjsoj si me Banjskën. Duhet me pa këtë situatë qeveritatët me mendje pak më të ftohët. Vendimet që i marrin si shtet i pavarur, por me qenë të kudjesshëm që veprimet munden me shkaktu probleme në një situatë të ndieshme që jem”, ka thënë Mushkolaj.

Mushkolaj është shprehur se Qeveria e Kosovës ka thënë se disa herë e ka keqpërdorur marrëdhëniet e ShBA-së.

Ndryshe, ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se ShBA-ja është e pakënaqur me cilësinë e partneritetit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.