Lajme

Mushkolaj: Kohëve të fundit kemi parë qasje jo të duhur të institucioneve ndaj mediave

05/03/2021 15:06
nga:Q R

Drejtuesi i mediave të shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, në ditën e Lirisë së Shtypit, tha se gazetarët duhet të ndjekin etikën në media. Ai ka përmendur edhe qasjen e institucioneve, të cilën e cilëson si jo të duhur

Në një konferencë të organizuar nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovë, Mushkolaj përmendi një fenomen brengosës për gazetarinë e pavarur dhe të lirë.

Ai tha se gazetarët duhet të ndjekin Etikën në Media në shkrimet e tyre dhe të mos merren me burime të pabaza dhe shpifje.

“Ne duhet që gazetarëve tua sjellin ne mendje Kodin e Etikës. Ndodh që shpesh herë të ketë lëshime por këtu po them që gazetarët të mos shpikin qëllimisht. Ky është një fenomen që po ndodh në mediat online në Kosovë” tha Mushkolaj.

Po ashtu, Mushkolaj përmendi edhe qasjen e fundit që institucionet e vendit kanë ndaj mediave online.

“Kohëve të fundit kemi parë qasje jo të duhur të institucioneve ndaj mediave. Ata kanë zgjedhur rrugë jo të duhura të ju qasen mediave” tha ai.

Brengosese për Mushkolajn mbetet edhe mosdija e zyrtarëve institucional që nuk kanë njohuri lidhur me mediat online.

“Unë kam takuar njerëz të institucioneve por me vjen keq të them se njohuritë ndaj kësaj janë zero. Duhet që mediat t’ua sqarojnë më shumë”, tha mes tjerash ai.

Më rastin e ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka prezantuar para objektit të Kuvendit të Kosovës, kërcënimet e lëndimet e gazetarëve që kanë marr në përpjekje të dhënies së lajmit dhe hulumtimeve të ndryshme.

LEXO EDHE:

Rrahman Jashari vazhdon kundërshtimin ndaj ministrisë: Kurrë nuk ju lejojmë që t’i testoni mësimdhënësit