Lajme

Mushkolaj: Kjo qeveria jonë si të jetojë n’tjetër planet, nuk marrin asnjë masë për çmimet e larta të naftës

03/23/2026 11:37
nga:Genita C

Analisti Imer Mushkolaj ka kritikuar qeverinë për mungesën e masave ndaj rritjes së çmimit të naftës, duke theksuar se kjo po shkakton shtrenjtime zinxhirore të produkteve dhe shërbimeve, raporton GazetaBlic.

Sipas Mushkolajt, ndërkohë që vendet e rajonit ndërmarrin masa për të ndihmuar qytetarët, qeveria jonë vetëm konstatohet situatën dhe nuk ndërhyn, duke e thelluar krizën e jetesës për qytetarët.

Postimi i plotë;

Çmimi i naftës po rritet çdo ditë, duke shkaktuar shtrenjtime zinxhirore të produkteve dhe shërbimeve edhe ashtu shumë të shtrenjta.

Por, qeveria nuk po ndërmerr asgjë – vetëm po konstaton se çmimet janë rritur dhe se pritet të stabilizohen në verë.

Qeveritë e vendeve të rajonit po marrin masa për t’iu ndihmuar qytetarëve, kurse kjo e jona sillet si të jetojë në tjetër planet.

Njerëzit që na udhëheqin mendojnë se e kanë mirë, duke mos bërë asgjë. Duke e parë krizën të thellohet e jetesën të vështirësohet.

“Mos u mundo ta bindësh një idiot – në kokën e vet ai ka gjithmonë të drejtë”, thotë një shprehje.

Problemi bëhet më i madh kur provon të bindësh një tufë idiotësh.