Analisti dhe gazetari Imer Mushkolaj ka reaguar pasi Policia e Kosovës fillimisht e mohoi se është e përfshirë në plagosjen e një personi të nacionalitetit serb në veri të vendit, e më pas ndodhi e kundërta.
Policia e Kosovës pasi nuk doli informacioni i saktë, të martën konfirmoi se një zyrtar policor është i përfshirë në shkëmbim zjarri me armë në pjesën veriore.
Pikërisht për këtë arsye, janë suspenduar katër zyrtarë policorë, bëri të ditur Policia.
Prandaj, Mushkolaj ka kërkuar përgjegjësi për këtë që ai e quan skandal.
“Policia e Kosovës njëherë mohon, e pastaj pranon se një pjesëtar i saj e ka plagosur një qytetar në veri. Dikush duhet të jep përgjegjësi për këtë skandal”, shkroi ai në Facebook.


