Lajme

Mushkolaj: Jemi shoqëri që prodhon dhunë çdo ditë, institucionet reagojnë me vonesë

09/19/2023 12:47
nga:G B

Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar për rastin e dyshimit të rrahjes së fëmijës 3 vjeçar në një çerdhe në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Blic.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se jemi shoqëri që prodhon dhunë çdo ditë, ndërsa institucionet reagojnë me vonesë.

Ai ka shtuar se pas 3 ditësh harrohet gjithçka dhe vazhdojmë të jetojmë me plot monstrumë të tillë në mesin tonë.

Postimi i tij i plotë:

Infermieret torturojnë të moshuarën në shtëpinë e pleqve, edukatoret maltretojnë fëmijën në çerdhe. Shoqni që prodhon dhunë çdo ditë. Si zakonisht, institucionet reagojnë me vonesë. Pas tri ditësh harrohet gjithçka. Vazhdojmë të jetojmë të lumtur, me plot monstrumë të tillë në mesin tonë. Kemi shku për lesh.