Gjatë natës së sotme, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lideri i PDK-së, Memli Krasniqi dhe ai i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ndaras u intervistuan në tri mediume të ndryshme.
Ajo çfarë ra në sy menjëherë ishte shikueshmëria e lartë e liderit të LDK-së dhe të PDK-së.

Analisti politik, Imer Mushkolaj ka ironizuar në lidhje me këtë lajm që qarkulloi në medie.
“Memli e Lumiri është mirë që Albinin me e sfidu me ide e kreativitet, e jo me shikime të blera në Facebook. Fort të kompleksuem prej Albinit”, shkroi Mushkolaj në rrjetin social “Facebook”./GazetaBlic/


