Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka reaguar ndaj nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Haziri, i cili tha se pa LDK-në nuk bëhen as nuk mbyllen proceset, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se Hazirit i është ndalur ora në vitin 2004, derisa ka shtuar se LDK ka 20 vite që nuk i ka fituar zgjedhjet, ndërsa që Haziri flet sikur LDK të jetë qendra e botës.
Postimi i tij i plotë:
Lutës iu ka nalë ora n’vitin 2004. LDK’ja qe 20 vjet nuk i ka fitu zgjedhjet. Tash osht partia e tretë, me veç 18 % të votave. Veç 18. E ky folë si me konë LDK qendra e botës.


