Lajme

Mushkolaj “godet” VV-në: Dikur ishim shpëtimtarë e guximtarë, tani jemi të shitur

04/19/2021 21:20
nga:A. R.

Analisti, Imer Mushkolaj ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti, për qasjen që sipas tij e ka kjo qeveri për mediat, shkruan Gazeta Blic.

Mushkolaj tha se ai dhe disa persona tjerë, dikur për ta ishin “shpëtimtarë dhe të guximshëm”, ndërsa sot të njejtit janë bërë persona “të shitur tek regjimi i vjetër”.

“Dikur, unë dhe Vehbiu e plotë të tjerë, ishim shpëtimtarë, duke na nxjerrë në faqe të Lëvizjes Vetëvendosje, duke na quajtur të guximshëm e çkajo tjetër. Ndërsa, sot po të njejtit përdorin sulme linçuese karshi neve vetëm pse ne japim kritika ndaj një vendimi të caktuar të kësaj qeverie”, tha Mushkolaj.

Tutje ai shtoi se gjuha e militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, se gazetarët duhet t’i dërgojë në burg, është e rrezikshme.

Në fund ai tha se do të jenë në katër vitet e ardhshme për t’i kundërshtuar të gjitha vendimet e këqija të qeverisë Kurti, njësoj siç ishin në qeveritë e kaluara.

“Ne do të jemi këtu për katër vitet e ardhshme. Me heshtë nuk e kemi në plan. Do të flasim për të gjitha vendimet e këqija të kësaj qeverie, sikurse që ishim në qeveritë e kaluara. Kush nuk don me na dëgju, le te ndërron kanalin”, ka thënë Mushkolaj.