Lajme

Mushkolaj: Gjuha e Lushtakut ndaj Matoshit duhet të dënohet, së pari nga PDK-ja!

12/04/2025 13:28
nga:Y I

Analisti politik Imer Mushkolaj ka reaguar pas deklaratës së kryetarit të Skenderajt Sami Lushtakut drejtuar ish-deputetes së LVV-së, Adriana Matoshi.

Mushkolaj tha se gjuha e Lushtakut është denigruese dhe e rrezikshme, duke bërë thirrje që të dënohet nga të gjithë, së pari nga partia prej nga vjen Lushtaku.

“Gjuhë e papranueshme, denigruese dhe e rrezikshme, që duhet dënuar nga të gjithë. Së pari nga vetë PDK-ja”, shkroi Mushkolaj në reagimin e tij.