Deputeti i Listës “Guxo” Burim Karameta ka reaguar ditën e sotme përmes një shkrimi në facebook, ku ka thënë se ka marrë komente fyese dhe liçuese pas kritikave që i ka bërë ministrit, Arben Vitia.
Pas këtij reagimi të Karametës, ka ardhur një reagim edhe nga njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj.
Mushkolaj thotë se çdokush që fyen Albin Kurtin apo ndonjë ministër të tij linçohet nga një pjesë e militantëve.
“Ata që kritikojnë Albin Kurtin ose ndonjë ministër të tij fyhen e linçohen nga një pjesë e militantëve, të cilët Kurtin e konsiderojnë të pagabueshëm. I tillë për ta mbetet edhe tash, në situatën skandaloze me pandeminë. I tillë do të mbetet deri sa ata më shumë besojnë çfarë thotë Kurti, se çfarë bën ose nuk bën ai. Me t’u dhimtë.” shkruan Mushkolaj në Facebook raporton Gazeta Blic.
Reagimi i plotë:


