Analisti Imer Mushkolaj, ka ngritur një varg pyetjesh lidhur me skandalin e publikuar në medie ndaj ambasadorit të Kosovën në Slloveni, Martin Berishajt.
“A ka raportu ambasadori Martin Berishaj, sipas kërkesës së presidentes? Çka ka raportu? Cili është versioni i tij për skandalin e pretenduar? Pse askush nga institucionet nuk flet më për rastin?”, ka shkruar Mushkolaj në profilin e vet në “Facebook”.


