Analisti politik, Imer Mushkolaj, ka publikuar foton e veturës së konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri, e cila i takon Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, raporton Gazeta Blic.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se a nevojiten prova tjera që të konstatohet se Beogradi organizoi sulmin terrorist.
Postimi i tij i plotë:
Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri. A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi?


