Sporti

Mushica: Xhiro e fundit e Superligës na la shije të keqe, portieri ndoshta veç ka qenë ‘kurban’

05/28/2023 22:19
nga:Lorik J

Kushtrim Mushica thotë se xhiro e fundit e Superligës së Kosovës na la një shije të keqe, pasi deri tani kampionati ishte mjaft i mirë.

Mushica thotë se nuk ka fakte dhe nuk dëshiron të bëjë gjyqin në lidhje me ndeshjen e shumëpërfolur Ferizaj – Dukagjini, por thotë se nëse ka diçka duhet të merren masa, shkruan GazetaBlic Sport.

“Xhiro e fundit na la shije të keqe. Vonesa për të fillu loja, vonesa me fillu pjesa e dytë, e gjëra që pamë mund të them se portieri i Dukagjinit ndoshta ka qenë veç ‘kurban’. Nuk jam këtu për ta bërë gjyqin, por nëse ka diçka duhet merren masat”, tha Mushica në emisionin “VAR” në Tëvë1.

Kujtojmë se ballafaqimi Ferizaj – Dukagjini është tema kryesore në rrethin sportiv në Kosovë sot.