Drejtori i Drejtorisë për Sportin, Kushtrim Mushica ka përmbledhur aktivitetet e përfunduara gjatë vitit 2024.
“Prishtina Qytet Evropian i Sportit 2024” ishte një epitet me të cilin u finalizuan aktivitete të shumta nga të gjitha disiplinat sportive, duke rritur nivelin e garës dhe përmirësuar kushtet në aspekte të ndryshme.
Mushica ka falënderuar poashtu të gjitha klubet, sportistët, trajnerët dhe punëtorët sportivë, të cilët kontribuan me përkushtim dhe pasion gjatë gjithë vitit.
“Drejtoria për Sport mbetet e përkushtuar për të mbështetur sportin dhe për të përmirësuar vazhdimisht infrastrukturën sportive në të mirë të komunitetit tonë. Së bashku për sportin!”, përfundon postimi i tij.