Lajme

Musa: As qeveria, as kryeministri, as ambasada nuk kanë të drejtë me u përzi në vendim të gjykatës

01/31/2024 22:34
nga:G B

Avokati Skender Musa ka thënë se as kryeministri, qeveria dhe ambasada nuk guxojnë me u përzi në vendimin e Gjykatës.

Sipas avokatit Musa të dy kompanitë kanë mundur të i nënshtrohen arbitrazhit, raporton Gazeta10.

“Sa i përket qasjes së drejtësisë as edhe një institucion as Qeveria as ambasada as kryeministria nuk kanë drejtë mu përzi, nëse ambasada e ka përshëndet pagesën e borxhit, Qeveria e Kosovës ka pasur kontest në aspektin juridik, cdo kontratë me kompanitë e mëdha ndërkombëtare në kuadër të marrëveshjes e kanë arbitrazhen, dhe kanë mujtë me ju nënshtru arbitrazhit”, tha ai në Politiko.