Sporti

Murseli konfirmon marrëveshjen për shitjen e Mujës, ka një mesazh edhe për FFK-në

07/29/2022 13:22
nga:Mergim Rreci

Presidenti i skuadrës së Dritës, Valon Murseli ka reaguar pas ndeshjes së mbrëmshmes mes Dritës dhe Royal Antwerp.

Skuadra kosovare u mposht me rezultat 0 me 2, por që tregoi një paraqitje pozitive, shkruan GazetaBlic Sport.

Murseli potencoi që Drita tregoi paraqitje të lartë, duke i’u bashkangjitur me kualitet ligave më të forta të Ballkanit. Ai poashtu konfirmoi marrëveshjen për kalimin e Mujës tek Antwerp, duke thënë se FFK-ja duhet t’i kthejë sytë nga Superliga e Kosovës e jo ta injorojë atë.