Sporti

Muriqi zbulon të ardhmen e tij

08/01/2021 10:15
nga:Gazeta Blic

Vedat Muriqi duket se do të mbetet pjesë e Lazios.

Muriqi është lidhur shumë ditëve të fundit me një largim nga Lazio, transmeton lajmi.net.

Sulmuesi thuhej se do të rikthehej në Turqi te skuadra e Fenerbahçes.

Kosovari, ka zbuluar të ardhmen e tij përmes një deklarate në Corriere dello Sport.

“Nuk janë të vërteta spekulimet për rikthimin tim te Fenerbahçe, ka shumë gjasa që unë të qëndroj te Lazio”, tha ai.

27-vjeçari ishte shumë i kritikuar për paraqitjet e tij sezonin e kaluar pasi në 34 ndeshje realizoi vetëm dy gola dhe një asistim.

Por, futbollisti i Kosovës dëshiron ti shuaj kritikët e tij duke qëndruar tek Lazio dhe të shfaq më të mirën e tij në fushë.