Sporti

Muriqi s’po ndalet ndaj Barçës, pas golit, asiston tani për golin e dytë

09/26/2023 22:22
nga:L J

Skuadra e Mallorcas ka shënuar sërish ndaj Barcelonës dhe ka rikthyer avantazhin.

Golin e dytë në këtë duel e ka shënuar, Prats, pas asistimit të kosovarit, Muriqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi po shkëlqen sonte duke shënuar dhe asistuar deri tani.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi asistoi në fundin e pjesës së parë.

Rezultati aktual i takimit është 2-1.

Ja momenti: