Sporti

Muriqi shkëlqen në La Liga, Mallorca e pafat ndaj Espanyol

10/28/2022 22:54
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar ndeshja mes Mallorcas dhe Espanyol.

Rezultati përfundimtar ishte 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi ishte edhe njëherë i jashtëzakonshëm me paraqitjen e tij, duke realizuar golin e skuadrës së tij.

Muriqi shënoi gol të bukur në minutën e 48, por që nuk mjaftoi për pikët e plota, kjo pasi Lazo barazoi shifrat në minutën e 70-të.

‘Pirati’ kosovar ka tashmë 6 gola në kampionatin spanjoll, duke qenë fantastik me statistikat e tij.