Sporti

Muriqi pritet të zyrtarizohet nesër tek skuadra e Mallorcas

01/29/2022 13:43
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi tashmë mund të konsiderohet futbollisti më i ri i skuadrës së Mallorcas.

Sulmuesi kosovar po largohet nga Lazio në drejtim të skuadrë spanjolle, kjo pas një aventurë jo shumë të suksesshme, shkruan GazetaBlic Sport.

Muriqi po udhëton sot në drejtim të Mallorcas për të kryer testet mjekësore, kurse nesër pritet të jetë edhe dita kur do të zyrtarizohet tek skuadra e re.

Fillimisht ai do të huazohet nga Lazio tek Mallorca, kurse më pas skuadra spanjolle mund të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së tij.

/GazetaBlic Sport/