Sporti

Muriqi para ndeshjes me Burkina Faso: Do të japim maksimumin

03/24/2022 13:19
nga:E K

Kosova sot nis rrugëtimin e saj në epokën e re të menaxhimit me trajnerin francez, Alain Giresse, ku do ballafaqohet me Burkina Fason në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 18:00.

Para fillimit të takimit të ndeshjes miqësore të Kosovës ka folur sulmuesi, Vedat Muriqi, shkruan GazetaBlic Sport.

Pavarësisht se është ndeshje miqësore, sulmuesi që luan në Mallorca, pret rezultat pozitiv sot.

“Jemi duke vazhduar punën tonë dhe do ta japim maksimumin si gjithmonë. Edhe pse nuk e njohim Burkina Fason, pak a shumë kemi filluar ta njohim dhe t’i shohim pikat e tyre të dobëta dhe me forcën tonë besoj se do të arrijmë rezultat pozitiv. Shpresoj ta përdorim këtë periudhë të mirë. Kur kemi pasur serinë pozitive prej 13 ndeshjeve pa humbje kemi qenë sikur tash të gjithë në formë dhe shpresoj ta përdorim këtë moment të mirë dhe të arrijmë rezultate të mira“, tha fillimisht Muriqi.

Trajneri i ri? Ne jemi futbollistë profesionistë dhe duhet ta zbatojmë teknikën dhe taktikën e tij. I urojmë mirëseardhje atij dhe shpresojmë që të kemi rezultate të mira së bashku me të”, ka deklaruar Muriqi.