Sporti

Muriqi nuk shënon, por Mallorca merr 3 pikët ndaj Celta Vigo-s

01/20/2023 23:04
nga:E K

Mallorca e mbylli me 3 pikë raundin e 18-të të La Liga, por kjo nuk mund të quhet një nga mbrëmjet e Vedat Muriqit.

Skuadra e sulmuesit dardan fitoi 1-0 ndaj Celta Vigo-s, megjithatë vetë Muriqi luajti për 85’ minuta, por ma mundur të ndikonte, siç ai është mësuar, në rezultat.

Miqtë kishin dominim të dukshëm, por fati ishte në anën e vendasve në këtë takim, të cilët mundën të gjenin golin e vetëm dhe të fitores në minutën e 59’ me Rodriguez.

Vedat Muriqi e nisi këtë takim si titullar, por luajti deri në minutën e 85’, pasi Aguirre e zëvendësoi sulmuesin e Kosovës me Prats.

Pas javës së 18-të të La Liga, Mallorca shkon në kuotën e 25 pikëve në vend të 18-të, ndërsa Celta Vigo ngjitet në vend të 16-të me 17-të pikë.