Vedat Muriqi nuk e ka gjetur ende rrugën e golit në kualifikueset e Kampionatit Evropian.
Sulmuesi kosovar ishte fantastik tek Mallorca në La Liga, duke shkëlqyer me golat dhe ndikimin e tij, shkruan GazetaBlic Sport.
Megjithatë, këtë gjë nuk e ka dëshmuar në kualifikueset e Kampionatit Evropian, duke mos qenë as për së afërmi ai që ka qenë në kualifikueset e Ligës së Kombeve dhe organizimet e tjera të kaluara.
Pa gol që nga shtatori i vitit të kaluar, Muriqi e humbi një mundësi fantastike në fund të ndeshjes së mbrëmshme, gjë të cilën nuk jemi mësuar ta shohim tek ai gjatë këtij edicioni në Spanjë.
Do të mbetet të shihet se a do të rikthehet tek goli në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, apo do të vazhdojë forma e tij negative me fanellë e ‘Dardanëve’.
/GazetaBlic Sport/


