Sporti

Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kosovës për ndeshjet ndaj Zvicrës dhe Bjellorusisë

11/14/2023 11:53
nga:Mergim Rreci

Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi nuk do të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e radhës të nëntorit.

Muriqi pësoi një lëndim në ndeshjen ndaj Izraelit dhe tashmë do të jetë jashtë fushës së blertë, shkruan GazetaBlic Sport.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga FFK, por që Muriqi pritet të largohet nga grumbullimi me Kosovën dhe të udhëtojë për në Mallorca.

/GazetaBlic Sport/