Sporti

Muriqi: Ngjarjet në FFK kanë reflektuar keq edhe tek futbollistët

03/27/2023 17:58
nga:E K

Kosova luan nesër ndaj Andorës në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

“Dardanët” ndeshjen e parë e kishin në udhëtim ndaj Izraelit ku barazuan në “Bloomfield Stadium” me rezultat 1-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova ishte e para në avantazh pas autogolit të Dasa i cili topin e kthyer nga Rashica drejt Muriqit e devijoi në portën e tij në minutën e 36’të. Mirëpo në pjesën e dytë Izraeli barazoi shifrat me golin e Peretz. Rashica kishte rastin e artë që në sekondat e fundit t’i siguronte tre pikët e plota, por në rast ballë për ballë me portierin nuk arriti ta dërgoi topin në portë.

Para ndeshjes me Andorën sulmuesi i Kosovës ka mbajtur konferencë për shtyp bashkë me trajnerin Giresse.

“Pirati kosovar” tha se ngjarjet e fundit në FFK po reflektojnë keq te lojtarët.

“Ne si futbollistë jemi këtu për ta përfaqësuar shtetin tonë, kështu që janë ngjarje që mirë do të ishte të mos ndodhin, normal që reflektojnë keq për çdo njëri në Federatë por edhe tek ne si futbollistët por tash duhet të shohim përpara. S’kam ndonjë përgjigje konkrete, me relefktu ka reflektuar por me një rezultat pozitiv do të duhej ta tejkalojmë këtë”, tha ai.

/GazetaBlic Sport/