Sporti

Muriqi: Ndihmova sa munda, sezoni tjetër shpresoj të shkojë më mirë

05/30/2024 18:54
nga:E K

Sezoni në La Liga tashmë ka përfunduar dhe Mallorca e Vedat Muriqit arriti ta siguronte mbijetesën tek në xhiron e parafundit.

E sulmuesi kosovar ka reaguar në rrjetet e tij sociale lidhur me edicionin e fundit.

Ai foli për sezonin jo të mirë, teksa përmendi edhe finalen e Kupës së Mbretit që e humbën ndaj Athletic Bilbaos.

Ne përfundojmë një sezon plot emocione të ndryshme. Shumë i lumtur që kam arritur qëndrueshmërinë dhe që Mallorca është në kategorinë e parë edhe për një sezon tjetër, megjithëse do të donim ta arrinim duke ju bërë të vuani më pak. Lëndimi im më ka shënuar një pjesë të madhe të sezonit, i cili, në nivel personal, nuk ka qenë ajo që kam dashur, por gjithmonë jam përpjekur t’i bashkohem skuadrës dhe të jap gjithçka për këtë klub dhe këtë simbol. Nuk mund t’i them lamtumirë sezonit pa veçuar finalen e kupës në Sevilje. Ajo që përjetuam atë ditë ishte unike dhe duhet të jemi krenarë që arritëm në finale. Tani është koha për të pushuar, por me të vërtetë dua që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë. Pirati juaj”, shkroi Muriqi.