Sporti

Muriqi me lëshim ‘simpatik’ pas ndeshjes miqësore ndaj Armenisë: Fituam tre pikë!

03/23/2024 09:37
nga:Mergim Rreci

Kosova ka arritur fitore në ndeshjen e djeshme miqësore ndaj Armenisë.

Dardanët fituan me rezultat minimal 0-1 në Yerevan, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e vetëm të këtij takimi e realizoi, Rashica në minutën e 25’të të takimit, kurse Vedat Muriqi kishte poashtu dy mundësi të mira për gol, të cilat nuk arriti t’i shfrytëzonte.

Një gjë interesante ishte pas ndeshjes, ku sulmuesi nga Prizreni tha se kjo fitore është një nismë e mbarë, me tre pikë të fituara, pavarësisht që kjo ishte një ndeshje miqësore dhe natyrisht ndeshjet e tilla nuk kanë karakter pikësh.

Sigurisht, ky është vetëm një lëshim ‘simpatik’ i momentit nga Muriqi, i cili vazhdon të jetë një pikë shumë e fortë tek Kombëtarja e Kosovës.

VIDEO.

/GazetaBlic Sport/