Sporti

Muriqi: Le t’ia kushtojmë Fenerbahçes dhe gjithë Turqisë këtë sukses të madh!

08/26/2026 23:18
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi ishte një nga protagonistët kryesorë të kualifikimit të Fenerbahçes në Ligën e Kampionëve, pas fitores ndaj Lyonit.

Pas ndeshjes, sulmuesi kosovar u shpreh i lumtur dhe krenar për këtë arritje, duke theksuar rëndësinë e rikthimit të klubit në elitën e futbollit evropian pas shumë vitesh.

“U forcuam. Nuk duhet ta shohim në mënyrë emocionale; e nisëm ndeshjen shumë mirë. Kishte momente kur humbëm ritmin e lojës, por në futboll faktori i fatit është shumë i rëndësishëm. Jemi shumë të lumtur dhe krenarë. Pas kaq shumë vitesh, është një krenari e madhe të dëgjosh himnin e Ligës së Kampionëve në Kadıkoy.”

Muriqi më pas dha një mesazh të veçantë për klubin dhe tifozët: Le t’ia kushtojmë Fenerbahçes dhe gjithë Turqisë.

/GazetaBlic Sport/