Sporti

Muriqi lë pas dëmtimin, rikthehet në stërvitje me Fenerbahcen

07/30/2026 15:33
nga:L J

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer në stërvitje te Fenerbahce.

Mediat në Turqi bëjnë të ditur, se Muriqi sot do t’i bashkohet skuadrës “verdhëekaltër”.

“Pirati” u lëndua ditë më parë, por ai tashmë do të jetë i gatshëm për ndeshjet e ardhshme të Fenerbahces.

Kujtojmë që Muriqi u transferua te Feneri gjatë afatit kalimtar të verës nga Mallorca.