Kosova do të përballet nesër me Gjeorgjinë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Kupën e Botës.
Kosova hyn në këtë ndeshje pas disfatës nga Suedia në “Friends Arena” me rezultat 3-0, shkruan GazetaBlic Sport.
Kosova tani ka humbur gjasat për një kualifikim të mundshëm në Kupën e Botës dhe ndeshjet e mbetura do të jenë të vlefshme për të siguruar të paktën vendin e 3’të në tabelë.
Para ndeshjes me Gjeorgjinë ka folur sulmuesi, Vedat Muriqi, i cili tha se Kosova ka kualitet të arrijë më shumë.
“Ne si ekip kemi kualitete të bëjmë më shumë dhe ndaj Gjeorgjisë do të dalim për fitore, por natyrisht se nuk e nënçmojmë Gjeorgjinë edhe pse arritëm atje fitore si mysafir, por i dimë kualitetet tona, e dimë çfarë mund të bëjmë ne. Kemi analizuar kundërshtarin dhe besoj se nesër do të marrim fitoren”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


