Sporti

Muriqi: Jam i lumtur për golat, por më shumë për lojën që treguam

09/27/2022 23:04
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi ishte fantastik në ndeshjen ndaj Qipros.

Sulmuesi kosovar shënoi dy gola në takimin e mbrëmjes së sotme, shkruan GazetaBlic Sport.

“Zhvilluam një ndeshje dhe një lojë fantastike sonte. Jam shumë i lumtur për golat, por edhe më shumë për nivelin e lojës që kishim. Duhet të bëhemi gati për ciklin tjetër kualifikues dhe të japim maksimumin tonë për të bërë më mirë”, tha Muriqi.