Sporti

Muriqi “frikëson” Sevillan, trajneri Sampaoli u bën thirrje lojtarëve që ta mbajnë Muriqin sa më larg zonës së tyre

02/10/2023 19:00
nga:E K

Muriqi po kalon formë të mirë me Mallorcan në La Liga dhe ka fituar reputacion të lartë në ligën elitare spanjolle.

Së fundmi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi u përfshi direkt në golin e fitores së Mallorcas ndaj Real Madrid, gol i cili fillimisht u regjistrua nën emrin e
Muriqit, por më pas zyrtarisht u vendos se ishte autogol i Nachos, shkruan GazetaBlic Sport.

Trajneri i Sevillas, Jorge Sampaoli u ka bërë thirrje lojtarëve të tij që të kenë kujdes të shtuar ndaj “Piratit kosovar” për ndeshjen e nesërme.

“Mallorca ka Muriqin që bën shumë mirë hapjen e lojës dhe shpërndan topin në të dy krahët, që i përfundojnë mjaft mirë aksionet me harkimet e tyre. Muriqi duhet ta lëmë shumë larg prej portës sonë dhe kjo do të ndodhë nëse ne do ta kemi dominimin në lojë”, përfundoi Sampaoli.

/GazetaBlic Sport/