Sporti

Muriqi fantastik, shpallet përsëri më i miri i ndeshjes në La Liga

08/31/2024 23:35
nga:Mergim Rreci

Vedat Muriqi e ka nisur në mënyrë fantastike këtë edicion në La Liga.

Pas paraqitjes fantastike që kishte në ndeshjen ndaj Real Madrid, sulmuesi kosovar është shpallur përsëri si më i miri i ndeshjes edhe sonte ndaj Leganes, shkruan GazetaBlic Sport.

Mallorca triumfoi ndaj Leganes me rezultat 0 me 1, me Muriqin që asistoi tek goli i realizuar.

Kësisoji, Muriqi e fiton çmimin e më të mirit të ndeshjes në dy raste brenda katër xhirove.

/GazetaBlic Sport/