Vedat Muriqi e mbyll me gol sezonin në La Liga me Mallorcan. Sulmuesi dardan realizoi në suksesin 1-2 me përmbysje të ishullorëve në fushën e Getafes.
Ishte minuta e fundit kur 30-vjeçari nga Prizreni realizoi me kokë, duke gjetur golin e shtatë sezonal në kampionat.
Mallorca realizoi një tjetër gol tri minuta më pas me anë të Maffeos. Skuadra e drejtuar nga meksikani Aguirre, siguroi në javën e fundit qëndrimin në elitë.
Ndërkohë që mbërriti deri në finalen e Kupës së Mbretit përballë Athletic Bilbaos, me baskët që triumfuan në fund falë goditjeve të penalltive.