Sporti

Muriqi arrin në Stamboll, vjen reagimi zyrtar nga Fenerbahce

06/18/2026 20:50
nga:Mergim Rreci

Fenerbahçe ka njoftuar se Vedat Muriqi ka mbërritur në Stamboll pasi klubi ka arritur marrëveshje parimore për transferimin e tij.

Sulmuesi do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore dhe pritet të finalizojë detajet e transferimit, transmeton GazetaBlic Sport.

Sipas klubit turj, në aeroport ai u prit nga përfaqësues të klubit dhe drejtues, ndërsa edhe tifozët e Fenerbahçes i dhanë mbështetje në mbërritje.

/GazetaBlic Sport/