Sporti

Murillo, “heroi i Arsenalit”, mbrojtësi i Nottingham shpëoi gol të sigurt në sekondat e fundit

03/04/2026 23:03
nga:L J

Skuadra e Manchester Cityt ka barazuar 2:2 ndaj Nottingham Forestit në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Premier League.

Vendasit patën një shans të artë në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan Indeksonline.Por, heroi i mysafirëve ishte mbrojtësi, Murillo.

Braziliani largoi një top nga vija e golit dhe shpëtoi skuadrën e tij, duke u larguar me një pikë nga stadiumi “Etihad”.

Kështu me këtë barazim, City mbetet shtatë pikë larg liderit, Arsenal – që fitoi minimalit 0:1 ndaj Brightonit.