Lajme

Murati u bën thirrje opozitës për zhbllokimin e procesit në Kuvend: Uroj të ndërrojnë qëndrim

05/03/2025 09:23
nga:Sh R

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka shprehur shpresën se gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës do të ketë ndryshim qëndrimi nga ana e opozitës.

“Uroj që të ndërrojë qëndrim opozita në mënyrë që të zhbllokohet procesi”, deklaroi Murati./eo