Lajme

Murati thotë se masa për kursim të energjisë po vazhdon

12/20/2022 23:00
nga:G B

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se masa për kursim të energjisë është duke vazhduar dhe se për këtë nuk nevojitet ndonjë aplikim.

Përmes një postimi në Facebook, ai tregoi se kushdo që kursen së paku 5 % të faturës në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak, përfiton subvencionim aq sa dyfishi i kursimit.

“Masa për kursim të energjisë po vazhdon! S’ka nevojë për aplikim, mjafton të kurseni energjinë elektrike. Llogaritjen e pagesën e bëjmë ne, direkt në faturë.  Për ?️shtator e ?️tetor tashmë kemi transferuar ? dhe së shpejti do të procesohet edhe ? për faturën e nëntorit”, shkroi ai.