Lajme

Murati takohet me Orlandon, flasin për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar nga vendimi i Qeverisë

04/19/2021 17:13
nga:Gazeta Blic

Ministri Murati gjatë takimit e njoftoi Ambasadorin Orlando për gjendjen e rënduar financiare të krijuar nga pandemia COVID-19, për masat që do të ndërmarrë Qeveria për përkrahjen financiare për sektorët e ndikuar direkt nga vendimi i Qeverisë si dhe për planin e Qeverisë.

Ndërsa ambasadori italian Nicola Orlando falënderoi Ministrin Murati për pritjen dhe theksoi se do ta mbështesin Qeverinë Kurti në arritjen e qëllimeve për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës si dhe do të vazhdojnë me rritjen e bashkëpunimit në mes të dy vendeve.

Ministri Murati dhe Ambasadori Orlando gjatë takimit u dakorduan që të ketë më shumë bashkëpunim në sferën ekonomike, në forcimin e lidhjes ndërmjet dy vendeve, identifikimin e fushave të ndryshme ku mund të bashkëpunojnë së bashku edhe në përmirësimin e marrëdhënieve bilaterale.

LEXO EDHE:

Borrell: 150 mijë trupa ruse janë vendosur në kufirin me Ukrainën