Lajme

Murati: Sot u procesuan pagesat e pensioneve

01/15/2025 15:56
nga:N K

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se sot është procesuar pagesa e pensioneve që janë paraparë të dalin në datën 15 të këtij muaji.

Murati njoftoi se për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë, shkruan GazetaBlic.

Tutje ai shtoi se pensione të tilla nuk ishin rritur nga asnjë ministër i mëparshëm.

“E veçanta është se të gjithë pensionmarrësit e skemave të kategorive të luftës, sot e kanë marrë pensionin me rritje prej 20%, e për disa prej kategorive siç janë familjet e dëshmorëve dhe të zhdukurve të UÇK-së apo familjet e të vrarëve dhe të zhdukurve civilë rritja është edhe më e lartë. Pensionet për këto kategori nuk ishin rritur as në Qeverinë Mustafa (PDK-LDK) kur ministër i financave ishte Avdullah Hoti, e as në Qeverinë Haradinaj (PDK-AAK-Nisma) kur ministër i financave ishte Bedri Hamza”, ka shkruar Murati në Facebook.

Postimi i plotë: