Lajme

Murati: Shpresojmë që opozita t’i japë shancë konstituimit të Kuvendit

08/22/2025 10:51
nga:Sh R

Hekuran Murati nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për media para fillimit të seancës së Kuvendit të Kosovës, duke shprehur shpresën që opozita të tregojë refleks dhe të lejojë konstituimin e legjislativit të ri.

“Na jemi tu ardh në seancë dhe na prap shpresoj që opozita të ketë refleks edhe të jepet shancë konstituimit të Kuvendit”, ka thënë Murati.

Deklarata vjen në një kohë kur Kuvendi i Kosovës është ende në ngërç politik, dhe partitë opozitare nuk kanë dhënë ende mbështetje për kandidatët e propozuar për kryetar të Kuvendit.