Lajme

Murati shkroi për vlerën e kontratave njëburimore të vitit 2008, Bajrami: Grafikon komplet i pasaktë, ai propagandon në mungesë të rezultateve

11/25/2024 12:26
nga:G B

Deputetja nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi ministri i Financave Hekuran Murati ka publikuar një grafikon të vlerave të shpenzuara nga buxheti i shtetit në kontrata njëburimore.

Murati përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se “tenderë njëburimorë apo tenderë sekretë siç ka qejf t’i quajë opozita, ka qenë në vitet 2008 me 19.9% dhe në vitin 2015 me 16.1%”, duke iu referuar viteve kur udhëhiqte koalicioni PDK-LDK e kur ministre e Financave ishte Hykmete Bajrami.

Bajrami ka shkruar se i gjithë ky grafikon i paraqitur nga ministri Murati është i pasaktë.

“Kjo është E PASAKT, sepse derisa në vitin 2008 krejt buxheti i Kosovës, i shpenzuar ishte 963 milionë euro (sipas raporteve në webfaqen e Ministrisë së Financave) Hekurani përmes vizatimit të tij po thotë se vlera e kontratave të lidhura në vitin 2008 ishte mbi 800 milionë euro, kjo është e E PASAKT. Sepse krejt buxheti i kosovës ka qenë: 963 milionë euro, minus 227 mil. euro janë shpenzuar për paga (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik), minus 209 mil. euro janë shpenzuar për subvencione dhe transfere (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik), minus 18 mil. euro janë shpenzuar për shpenzime komunale (nuk shpenzohen përmes prokurimit publik). Dmth. pjesa e mbetur e që është vetëm 509 milionë euro (963 –227-209 -18 = 509) ka mbetur për tu shpenzuar përmes procedurave të prokurimit publik”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka shkruar se gënjeshtra e djeshme e ministrit është hiç me pak se 800-509 milionë = 291milionë euro.

“KAQ, sa i përket propagandës se tij, e cila po bëhet në mungesë të rezultateve, dhe tentim të mbulimit të korrupsionit galopant që ka bë kjo Qeveri”, ka shtuar mes tjerash Bajrami.

Deputetja Hykmete Bajrami dhe ministri Hekuran Murati në vazhdimësi kanë “debate” mes njëri-tjetrit përmes postimeve në Facebook.

Postimi i saj i plotë në Facebook: